English

Nis pa opozitën seanca e jashtëzakonshmen Topalli: Keqardhje për karriget bosh

Tiranë, 18 janar NOA - Vetëm pak minuta më parë ka nisur seanca Parlamentare e jashtëzakonshme për çështjen e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës.

Seanca ashtu siç pritej ka nisur pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët kishin paralajmëruar për mos pjesëmarrjen e tyre megjithëse ishte kërkesa e tyre ajo që zhvendosi seancë ditën e hënë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se ndjen keqardhje për karriget bosh në Parlament në të cilat duhet të ishin socialistët.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, Topalli u shpreh se si kryetare e Kuvendit do të plotësojë në çdo kohë në çdo moment çdo kërkesë të çdo deputeti duke iu përmbajtur kushtetutës.

Topalli falënderoi të gjithë deputetët demokratë të cilët dhanë kontributin e tyre në fatkeqësinë natyrore në Shkodër.

k.k/NOA

KOMENTE