English

Presidenti i heq nënshtetësinë shqiptare djalit të Aranit Çelës

Tiranë, 19 Janar NOA - Me një dekret presidencial, Topi i ka hequr nënshtetësinë shqiptare djalit të Aranit Çelës, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë.

Dekreti me nr 6378 për lejim lënie të shtetësisë shqiptare është firmosur nga kryetari i shtetit Bamir Topi duke i hapur rrugën humbjes së të drejtës për të qenë shqiptar, jo vetëm Armando Aranit Çelës, por edhe 35 personave të tjerë.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe erdhi në mbështetje të nenit 92, pika "c", të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, "Për shtetësinë shqiptare", bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm. Më poshtë vijon lista e plotë:

U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: 1. Violeta Osman Nielsen (Kurti) 2. Juljan Nevjon Hoxha 3. Leidi Sotir Budina 4. Entela Kostandin Shindre 5. Armando Aranit Çela 6. Steve Durim Bajrami 7. Emiljano Stefan Resulaj 8. Alma Muharem Wendt (Herri) 9. Lirian Abas Beqiraj 10. Xhuliano Lirian Beqiraj 11. Luljeta Bajram Pfitzenmayer (Rizvani) 12. Mirlinda Sotir Binaj (Konçi) 13. Denise Ardian Binaj 14. Bashkim Aqif Qoku 15. Enkelejd Haxhi Dibra 16. Arba Mendel Janzhoff (Kosturi) 17. Hajrije Mehmet Prengjoni (Hoxha) 18. Darvin Alush Prengjoni 19. Arben Ded Frroku 20. Pëllumb Jakup Mamaj 21. Florjan Pëllumb Mamaj 22. Renato Pëllumb Mamaj 23. Gabriel Pëllumb Mamaj 24. Sonila Andon Mittelstedt (Lika) 25. Mikel Fatmir Lazo 26. Aleksandër Pal Bibaj 27. Dhurata Ramazan Zaja 28. Dëfrim (Defrim) Eqrem Hallulli 29. Alexander Dëfrim Hallulli 30. Adriatik Haki Tusha 31. Fabjon Ilir Hoxhaj 32. Eda Skënder Döpking (Pashko) 33. Daniela Bashkim Heller (Ajasllari) 34. Adrian Bexhet Shehu 35. Klaid Pëllumb Shahini 36. Stiv Roland Floqi

e.r/NOA

KOMENTE