English

Shkodër, nis normalisht procesi mësimor pas përmbytjeve

Shkodër, 18 janar, NOA - Në shkollat e mesme profesionale dhe universitetin "Luigj Gurakuqi" të qytetit të Shkodrës ka nisur mëngjesin e sotëm procesi mësimor në mënyrë normale. Kjo pasi autoritetet lokale e kanë konsideruar situatën emergjente të krijuar nga përmbytjet si të përfunduar dhe prandaj, kanë lëshuar urdhrin bashkë me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të rifilluar procesin mësimor në qytetin verior në mënyrë normale.

Deri në fundjavë, mësohet se konviktet e këtyre shkollave ishin zënë nga banorët e zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës.

Por ministria e arsimit bëri me dijeni se konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës, përkatësisht Shkolla Industriale, Shkolla Pyjore, Shkolla Teknologjike, Shkolla e Veterinarisë Shkolla Artistike si dhe konvikti i studentëve tashmë janë të lira pas heqjes prej andej të banorëve të zonave të përmbytura dhe akomodimin e tyre në një tjetër ambjent.

Që nga data 2 janar e këtij viti, këto mjedise u vunë që të gjitha në dispozicion të banorëve të zonave të përmbytura.

n.e/NOA

KOMENTE