English

Tentojnë të vjedhin një makinë në "City Park", pranga dy adoleshentëve

Tiranë, 18 janar NOA - Vetëm pak ditë pas inaugurimit "City Park" qendra tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, ka "mbledhur" rreth vetes hajdutët.

Megjithëse masat e sigurisë në këtë qendër janë maksimale, dy adoleshente ka tentuar të guxojnë për të kryer një vjedhje.

Ditën e djeshme D.Q, 15-vjeç dhe D.K, 17-vjeç kanë shkuar në parkingun e "City park" dhe i kanë vënë "syrin" nj automjeti tip-Benz për ta vjedhur.

Por ka qenë e pamundur të kryhej vjedhja falë rojeve të sigurisë të cilët janë të shpërndarë në vende të ndryshme të qendrës tregtare.

Rojet e Sigurisë kapën dy djemtë duke tentuar të vidhnin automjetin tip-Benz, me targë TR 3307 B, në pronësi të një shtetasi. U kryen veprimet proceduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës mjeti dhe një kaçavidë.

Materialet i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes" e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE