English

Therja me thikë e një të riu shkodran, kapet 17-vjeçari

Shkodër, 18 Janar NOA - Një adoleshent i cili akuzohet si i dyshuar i vetëm i therjes me thikë të një personi në Shkodër, është arrestuar sot, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Besart Ç., 17 vjeç, lindur në fshatin Dobraç, komuna Rrethina dhe banues në lagjen "Partizani" të qytetit Shkodër, u arrestua për të ekzekutuar një urdhër të Prokurorisë vendore, në vijim të zbatimit të vendimit të ditës së sotme të Gjykatës së Rrethit Shkodër.

Adoleshenti, më 17 tetor të vitit të kaluar, u shpall person në kërkim, pak orë pasi në 13.00, në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit, ka plagosur me thikë shtetasin G. G.

"Kapja e 17-vjeçarit, u bë e mundur në lagjen "Partizani" të qytetit Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative", - tha policia e cila kishte nisur procedimin penal për të miturin, nën akuzën e "plagosjes së rëndë me dashje".

r.d/NOA

KOMENTE