English

Trafik kafshësh në Ankona, sekuestrohen 43 kone

Marche/Ancona, 18 janar NOA - Ishin vendosur në 22 kafazë plastikë në një furgon me targa polake gati për tu nisur me anije për në Greqi. Kanë qenë 43 qenushë dhe një kotele, nga Polonia, në kushte të mjerueshme pas një udhëtimi prej 1.400 milje.

Policia e Ankonës, në bashkëpunim me zyrtarë të Doganës së portit kanë zbuluar sot, kone të racave të ndryshme, gati për tu dërguar drejt Greqisë.

Shoferi polak, tha se ai transportonte kone të racave Golden Retriever, Labrador, Ëest Highland, Bulldog, Pincher, Cocker, Pastore Tedesco, Yorkshire, Chihuahua, Maltese, Beagle, Jack Russell, Volpino etj.

Zyrtarët e Doganave në bashkëpunim me dhe Departamentin Pyjor Shtetëror kanë kërkuar ndërhyrjen e veterinerëve. Pas një verifikimi të parë shëndetësor u vendos strehimi i disa prej kafshëve në një klinikë të specializuar.

a.k/NOA

KOMENTE