English

Çështja "Hoxha", prokurori: Arben Sefgjinit t'i jepet masa e sigurisë ‘arrest shtëpie'

Tiranë, 19 janar, NOA - Pezullim nga detyra dhe arrest shtëpie për Arben Sefgjinin. Kjo është masa që u kërkua sot nga prokurori i çështjes "Remzi Hoxha", Xhevat Hana gjatë seancës së saj të radhës.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se në seancën në ngarkim të rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, ky prokuror ka kërkuar masën e "arrest shtëpie" edhe ndaj të akuzuarit tjetër për këtë ngjarje, Avni Koldashi.

Por këto dy kërkesa të paraqitura nga prokurori i çështjes "Grëdeci", është hedhur poshtë nga trupi gjykues, duke vënë në dukje faktin se Sefgjini është sjellë në mënyrë korrekte me drejtësinë, e për këtë arsye nuk mund të bëhet kërkesë për ndryshim të masës së tij arrestit.

"I pa ndehuri Arben Segjini është sjellë korrekt me drejtësinë dhe nuk ekziston mundësia e largimit të tij nga Shqipëria", thuhet në vendimin e trupit gjykues lidhur me një kërkesë të tillë.

Arben Sefgjini është një ish-punonjës i Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda si një ndër autorët e rrëmbimit me pasojë zhdukjen e shtetasit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE