English

Festat e fundvitit, rreth 35 mijë emigrantë shqiptarë janë larguar nga Porti i Durrësit

Durrës, 19 janar, NOA - Që nga dita e Vitit të Ri, nga Porti i Durrësit janë larguar rreth 35 mijë emigrantë shqiptarë drejt Italisë, ndërkohë që janë futur vetëm 5 mijë të tillë.

Shifrat raportohen nga Drejtoria rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës, e cila ende vazhdon zbatimin e masave për përpunimin në kohë të fluksit të udhëtarëve kryesisht në dalje nga territori shqiptar pas festave të fundvitit.

Referuar statistikave nga Porti i Durrësit, raportohet edhe sesi prej tij kanë dalë edhe 16 mijë të huaj pas Vitit të Ri, që do të thotë se shumë prej tyre kanë preferuar t'i kalojnë festat në Shqipëri.

Ndërsa sa u përket automjeteve, numërohen rreth 6.300 të tilla shqiptare që kanë dalë nga ky port pas festave të fundvitit, ndërsa të huaja mësohet të kenë qenë rreth 5.400.

Statistika gjatë datave 1-18 janar

-Hyrje shtetas shqiptarë 4.476

-Hyrje shtetas të huaj 2.490

-Dalje shtetas shqiptarë 35.024

-Dalje shtetas të huaj 16.583

-Mjete shqiptare në hyrje 1.418

-Mjete të huaja në hyrje 1.008

-Mjete shqiptare në dalje 6.339

-Mjete të huaja në dalje 5.486

-Përpunuar tragete 178

-Përpunuar anije 57

n.e/NOA

KOMENTE