Torino, 18 Janar NOA - Është me të vërtetë një ndër periudhat më të vështira që po kalon ekipi i Juventus ku për momentin ata janë në një krizë të vërtëtë identiteti. Skuadra është pjesë - pjesë dhe në merkato nuk po arrin të realizojë ndonjë blerje të rëndësishme.
Besimi për teknikun Ferrara vazhdon të jetë nga drejtuesit e klubit por në qoftë se do të vijë dhe një humbje tjetër dhe kjo pikërisht përballë Romës së Ranierit ish-teknikut të Juventus i cili u pushua për arsye të barazimeve të shumta, atëherë do të jenë probleme akoma më serioze për ekipin dhe Ferrarën i cili mund të largohet menjëherë nga stoli. Krahas dëmtimeve të shumta këtë herë i është shtuar dhe skualifikimi i Felipe Melos i cili nuk do të luajë në ndeshjen me Romën ku Juventus do të paraqitet vetëm me tre mesfushorë dhe do të jenë Marchisio, De Celie dhe Salihamidzic, pra një kaos i vërtetë tek ky ekip.
Për sa i përket merkatos duket se Gago dhe Ledeznma nuk do të vijnë tek Juventus dhe objektivi i vetëm mbetet Candreva i cili mund të vijë këtë periudhë për të rinforcuar ekipin.
r.b/NOA