Shkup, 19 janar, NOA - Ministria e Arsimit e Maqedonisë vazhdon të jetë e vendosur lidhur me mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit shqiptarë që nga klasa e parë. Ministri i këtij dikasteri, Nikola Todorov pritet të takohet me organizatën joqeveritare "Realiteti", rreth nismës së kësaj të fundit për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit qeveritar për filloristët shqiptarë të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë. Ministri Todorov pritet të kërkojë që kjo organizatë shqiptare të tërheq ankesën e bërë pranë Gjykatës Kushtetuese.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se vendimi për mësimin e gjuhës maqedonase është ligjor dhe ai siç thuhet do të duhet të aplikohet që nga dita e mërkurë. Shoqatat joqeveritare, por edhe komunat shqiptare kanë theksuar se nuk do të zbatojnë vendimin dhe kjo është mbështetur edhe nga komunat që drejtohen nga BDI. Paralajmërimet janë se në rast se insistohet aplikimi i kësaj rregulloreje, atëherë mund të pason bojkotimi i procesit mësimor nga nxënësit shqiptarë. Nga fillimi i semestrit vjetorit të dytë, nxënësit shqiptarë të klasave të para në shkollat fillore përveç gjuhës së tyre amtare do të duhet të mësojnë gjuhën maqedonase, por edhe gjuhën angleze.
NOA-INA