English

Pakt mes Policisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 19 Janar NOA - Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Policisë se Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Marrëveshja është nënshkruar sot në Prishtinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës z. Sheremet Ahmeti dhe Komisari i Shërbimit Korrektues z. Resmi Hoxha, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Marrëveshja, ka për qëllim bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë ne raste emergjente, në përputhshmëri te plotë me kompetencat ligjore.

Gjithashtu marrëveshja parasheh mbështetjen profesionale në trajnime, shkëmbimin e informatave me qellim te parandalimit te krimit si dhe shfrytëzimin e përbashkët të poligonit të ushtrimeve ne mes te dy institucioneve.

a.b/NOA

KOMENTE