English

Policia e Tiranës godet një bandë të organizuar për vjedhjen e makinave Benz

Tiranë, 19 janar NOA - Policia e Tiranës ka organizuar dje një operacion të koduar "Heshtja" i cili u finalizua me goditjen e një grupi kriminal me tendencë vjedhjen e automjeteve.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë, arrestuan ditën e djeshme 22-vjeçarin Romeo Rakipi, moshatarin e tij Flamur Matoshi si dhe 16-vjeçarin A.I ndërsa kanë shpallur në kërkim 26-vjeçarin I.I, nga Durrësi.

Policia deklaroi se katër të rinjtë dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh të automjeteve të realizuara në vende e periudha të ndryshme kohore. Mbajtja nën vëzhgim e tyre prej një muaji, mundësoi kapjen në kohë të tyre, të cilët dyshohen se për të realizuar mësë miri vjedhjet komunikonin me mesazhe dhe përmes adresave elektronike, yahoo dhe facebook.

Pas realizimit të vjedhjeve të automjeteve kryesisht të markës Benz, i dërgonin në qytetin e Durrësit me qëllim shitjen e tyre. Kapja e tyre u bë përgjatë orëve të vona të datës 18 janar 2010, në afërsi të stacionit të trenit në Tiranë.

Katër të rinjtë akuzohen se më datë 17 shtator 2009, në rrugën "Pandi Dardha" në Tiranë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar vjedhjen e një automjeti me targa TR 2997 K, në pronësi të një shtetasi. Më datë 20 Nëntor 2009, në Vorë, dyshohet se kanë realizuar në bashkëpunim përmes tyre vjedhjen e automjet tip Benz 240, ngjyrë gri. Më datë 22 dhjetor 2009, në rrugën "Ramazan Shijaku" nt Tirant, dyshohet se kanë vjedhur automjetin me targa TR 8344 C, në pronësi të një shtetasi. Më datë 31 dhjetor 2009, në afërsi të Bulevardit "Zogu I-rë", dyshohet se ne bashkëpunim kanë vjedhur automjetin me targa TR 5983 J, në pronësi të një shtetasi. Më datë 15 janar 2010, në rrugën e Barrikadave në Tiranë, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e automjetit me targa TR 6267 E, në pronësi të një shtetasi. Më datë 01 janar 2010, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin në Unazë të Re, kanë realizuar vjedhjen e automjetit me targa TR 0473 B, në pronësi të një shtetasi. Më datë 06 janar 2010, në rrugën "Pandi Dardha" në Tiranë dyshohet se kanë realizuar në bashkëpunim vjedhjen e automjetit me targa TR 4691 R, në pronësi të një shtetasi. Aktualisht nga strukturat e hetimit të krimit të komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë sëbashku me seksionin përkatës po punojnë intesivisht në drejtim të dokumentimit të tjerave vjedhjeve të automjeteve dhe të banesave, të realizuara nga ky grup kriminal, të realizuar në kohë e vende të ndryshme në Tiranë. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan automjetet me targa TR5983 J, TR 4691 R, TR 0473 B, TR 6267 E. Materialet në ngarkim të tyre do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "vjedhjes" në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE