English

Publikohen statistikat e krimit të vitit 2009 në Mitrovicë

Mitrovicë, 19 janar, NOA - Si rezultat i një pune të vazhdueshme dhe zbatim i strategjisë dhe filozofisë policore të zgjedhjes së krimit dhe problemeve të orientuara në punën e përbashkët me të gjitha komunitetet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, gjatë vitit 2009 ka shënuar një rënie të veprave penale, informon korrespondenti i NOA që citon zyrtarët e Policisë së Kosovës. Në përgjithësi, veprat penale gjatë vitit 2009 kanë shënuar një rënie prej -13. 33% (4207 në 3646 vepra penale) në krahasim me vitin 2008.

Veprat penale kundër jetës dhe trupit kanë shënuar një ngritje prej 9. 46% (370 në 405), ndërsa në kuadër të kësaj kategorie të veprave penale, vrasjet, vrasjet e rënda dhe vrasjet në tentativë kanë shënuar një rënie të dyfishtë në krahasim me vitin paraprak. Veprat penale kundër pasurisë në mënyrë specifike kanë shënuar një rënie prej -19. 32% (2376 në 1917). Në përgjithësi numri i rasteve të paraqitura ose regjistruara në polici gjatë vitit 2009 ka shënuar një rënie gjithashtu prej -9. 68% (7053 në 6370) në krahasim me vitin paraprak. Gjatë vitit 2009, në rajonin e Mitrovicës janë arrestuar gjithsej 2612 persona, prej të cilëve 1968 sipas urdhëresave të gjykatave kompetente, ndërsa 644 sipas autorizimeve policore. Nga numri i përgjithshëm i personave të arrestuar, 505 persona të arrestuar kanë qenë të ndaluar në lokalet policore për mbajtje. Në kuadër të rasteve të regjistruara në polici, stacionet policore në rajonin e Mitrovicës, kanë shënuar një rezultat pozitiv në zbulimin e rasteve të regjistruara. Përveç stacionit policor veri dhe atij në Zveçan, të cilat kanë shkallën më të ulët të zbulimit të rasteve dhe ngritje të rasteve të regjistruara, të gjitha stacionet tjera policore kanë shënuar një zbritje të rasteve të raportuara si dhe një shkallë të lartë të zbulimit të rasteve. Stacioni policor jugor në Mitrovicë; ka shënuar ulje prej -22. 15% (3254 në 2533) të rasteve me një shkallë prej 58. 70% të zbulimit. Stacioni Skenderaj; ka shënuar ulje të rasteve prej -15. 30% (549 në 465) ndërsa një shkallë të lartë të zbulimit prej 80%. Stacioni Vushtrri; ka regjistruar ulje të rasteve prej -16. 13% (955 në 801) dhe një shkallë të zbulimit të rasteve prej 50. 18% Stacioni policor Veri; ka regjistruar ngritje të rasteve të regjistruara prej 22. 60% (699 në 857) me një shkallë të zbulimit prej 49. 95% Stacioni Leposaviq; ka regjistruar ulje të rasteve prej -12. 09% (182 në 160) dhe shkallë të zbulimit prej 49. 38% Stacioni Zveçan; ka regjistruar ngritje të rasteve prej 28. 41% (176 në 226) dhe një shkallë të ulët të zbulimit së rasteve prej 39. 83% Stacioni Zubin Potok, ka regjistruar ulje të rasteve prej -7. 74% (155 në 143) dhe 53. 85% të zbulimit së rasteve. Sektori i hetimeve të krimeve në nivel të drejtorisë rajonale ka shënuar një shkallë të lartë të zbulimit të rasteve prej 71. 64%. Prej gjithsej 423 rasteve të hetuara nga hetuesit rajonal, 303 prej tyre janë zbuluar ndërsa 120 raste të tjera kanë mbetur nën hetime të mëtejme. Njësia e trafikut rajonal në Mitrovicë prej gjithsej 762 rasteve të regjistruara ka zbuluar dhe përfunduar procedurat hetimore për 741 raste ose 97. 25% të rasteve të përgjithshme të regjistruara në këtë njësi. Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës është e përkushtuar që të vazhdojë me punën e pakursyer në bashkëpunim me qytetarët e rajonit të Mitrovicës për reduktimin e veprave penale dhe krijimin e një ambienti për një shoqëri të sigurt dhe pa frikë nga krimi.

a.b/NOA

KOMENTE