Tiranë, 19 Janar NOA - Legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I nderuar me titullin e lartë "Nderi i Kombit", Panajot Pano ndërroi jetë pas një infarkti kardiak.
Në vitin 2005, Ministri i atëhershëm i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi dukei dorëzoi medaljen "Mjeshtër i Madh", akorduar nga Presidenti Alfred Moisiu, Panajot Panos, gjate një ceremonie në të cilën ai mori nga UEFA, titullin e nderit si një prej 100 futbollistëve më të mirë të shekullit.
Panajot Pano, u lind në Durrës më 7 mars 1939.
Pano mbaj titujt sportivë "Mjeshtër Sporti", "Mjeshtër i Merituar", "Nder i sportit shqiptar".
Ai është aktivizuar tek Tirana, Partizani, Dinamo e po ashtu dhe me të rinjtë e qytetit te Tiranes 1955-57, te rriturit e Puna e Tiranes 1957-59, Partizani 1960-75, Dinamo 1962 (për Kupën Ballkanike) Më poshtë vijon një intervistë e fundit që Pano i ka dhanë para disa kohësh gazetarit Jeton Selimi:
Ulur ne lokalin e thjeshte, mjeshtri nis e tregon aventuren e tij ne fushat e blerta, me kulmet e saj apo dhe me momentet e hidhura, por kur flet per dashurine e tij te madhe, ai gjallerohet. Pesha e viteve qe ka mbi supe zhduket dhe fjalite gurgullojne njesoj si me shpejtesine e tij dribluese ne fushe. "E kam filluar karrieren futbollistike qe ne moshen 13-vjecare, duke qendruar me disa nga emrat me te medhenj te futbollit shqiptar si Sul Maliqati, Xhaf Merja, Gani Merja, Bert Jashari, Cuf Pelingu e shume te tjere. Si te gjithe femijet, kalonim ore te tera duke luajtur futboll me moshataret e mi e rruges "Fortuzi". Aty shikonim ata qe luanin futboll dhe qe na dhane edhe ne seriozitetin e duhur per lojen. Madje, edhe ne shkollen "10 Korriku", ne oren e fizkultures, donim vetem topin qe te luanim. Por shpesh na bertisnin mesueset, sepse iknim ne oret e tjera gjithe djerse. Me vone u bene spartakiadat mes shkollave te Tiranes dhe ne dalim ne finale me shkollen "Ali Demi", e cila kishte ne perberje lojtare qe me vone u bene emra te medhenj te futbollit, ku u mundem 2-1. Me vone, kaloj te skuadra e te rinjve te qytetit te Tiranes, sepse ne ate kohe as Partizani, as Tirana e as Dinamo nuk kishin ekipe te rinjsh. Trajner kam pasur Xhavid Demnerin, nje nder trajneret dhe seleksionuesit me te mire te asaj kohe. Fillimet e mija i pata si portier, por ishte nje periudhe fare e shkurter. Dy jave me pas, ne nje ndeshje miqesore me Partizanin, na mungonin disa lojtare dhe une u aktivizova si sulmues i djathte. Luajta shume mire dhe trajneri me tha se do te luaja gjithmone ne ate rol. Me te rinjte e qytetit te Tiranes aktivizoheshin Bakalli portier, Skender Halili, Naim Balla, Stefan Pavli e te tjere. Ate vit beme nje paraqitje te mire dhe u mundem ne finale nga ekipi i te rinjve te qytetit te Durresit, 3-2. Nje nga ata dy gola e shenova une. Ne vitin 1957, ne ishim nje skuader akoma me e mire, pasi kishim Fatmir Frasherin, Aurel Verrine e shume te tjere dhe ate vit u shpallem kampione per te rinj". "Ne vitin 1957, nga gjithe ai grup lojtaresh me ekipin e te rinjve te qytetit, 7-8 lojtare kaluan me ekipin e Tiranes, qe atehere quhen Puna e Tiranes. Une, Fatmir Frasheri, Skender Halili, Naim Balla, Fred Rruxho, Stefan Pavli, Albert Verria, kaluam me Punen. Luajtem ne Kupen e Republikes, ku u eliminuam nga Besa e Kavajes ne gjysmefinale. Ne vitin 1958, filloj si titullar me Punen, si sulmues i krahut te majte. Dyshe sulmuese isha une dhe Skender Halili. Ate vit, ne zume vendin e dyte pas disa vitesh qe Puna lekundej mes vendeve 3-5. Gjithashtu, luajtem Kupen e "Zerit te Popullit", ku merrnin pjese kater ekipe, tre skuadrat e Tiranes dhe Kavaja. Kupen e fituam ne. Ne mundem ne finale Partizanin 3-2, ku une shenova nje gol. Ishte hera e pare qe Tirana fitonte me Partizanin. Pas Kupes, filloi kampionati dhe une luaja ne krahun e majte. Ndeshjet me te bukura ishin ato ku perplaseshin tre ekipet e kryeqytetit. Po kete vit, Puna e Tiranes luan tri ndeshje ne Bashkimin Sovjetik. U mundem ne Odese 1-0, u mundem nga Kishinievi i Moldavise 2-1 si dhe nga Lokomotiva e Moskes 4-1. Ate gol e shenova une. Ne kampionatin e vitit 1959, ne zume vendin e trete, pas Dinamos dhe Partizanit. Ate vit Partizani shkon ne Lajpcig, ku luan me ekipet me te forta te ish-bllokut si CNDA e Sofjes, CSKA e Moskes, duke dale ne vendin e dyte. Pas ketij turneu, u grumbullua Kombetarja, qe nuk mori pjese ne Ballkaniade, sepse turneu deshtoi, por shkon ne Bashkimin Sovjetik, ku zhvillon disa ndeshje dhe mposhti Spartakun e Moskes 3-1, ku une shenova nje gol". "Ne fund te vitit 1959, une shkoj ushtar dhe nuk iki direkt te Partizani, po te Komiteti i Sigurimit, dhe me pas ne Marine. Sepse te Komiteti i Sigurimit erdhi Petrit Dumja, qe ka bere namin per Partizanin dhe futbollin shqiptar. Ne janar te vitit 1960, rikthehem te Partizani dhe na erdhi nje ftese per t'i kthyer nderin Forvestit te Berlinit. Ne shkojme ne Gjermanine Lindore dhe zhvillojme tre ndeshje. Ne ndeshjen e fundit luajtem ne Berlin dhe dolem barazim 0-0. Dy ndeshjet e para i fituam, me Kotbusin 4-1 dhe me Nojebrandeburgun 2-3. Fillon kampionati i vitit tjeter, ku ne humbim ndeshjen e pare me Tomorin ne Berat. Une rikthehem ne Marine, per te ardhur prape te Partizani, pak dite me pas, ku dhe do te luaja per 15 vjet. Karriera ime te Partizani ishte nje enderr, sepse ai klub te ofronte gjithcka. Partizani i merrte lojtaret, por ata aty transformoheshin, ktheheshim menjehere ne idhuj. Ne vitin 1960, kampionatin e merr Dinamo. Ne vitin 1961, kampionati u nda mes Partizanit dhe Dinamos, pas ndeshjeve shtese. Koha e rregullt e ndeshjes se pare mbaroi 1-1 (1-0, Stavri Lubonja barazon 1-1, Refik Resmjes i bie te fiket ne fushe). Dy shtesa nga 15 minuta nuk sollen gola dhe duhej te luhej nje tjeter ndeshje, per te caktuar titullin kampion. Edhe koha e rregullt e asaj ndeshjeje mbaron 0-0 dhe shtesat nuk sjellin serish asgje. Me pas u la se titullin do ta fitonte skuadra qe shenonte e para, nje fare "golden goal". Une shenoj ne minuten e 222-te krejt takimeve shtese dhe Partizani fiton kampionatin. Partizani merr pjese ne Kupen Ballkanike dhe ze vendin e dyte. Merrnin pjese ekipe shume te mira si Levski i Sofjes, Fenerbahceja, CDNA e Sofjes. Po ate vit, ne luajme ne Ligen e Kampioneve, ku mundemi nga Norcepingu i Suedise. Ne vitin '63-'64, luajtem me CDNA e Sofjes, ku u eliminuam 2-0, 0-0. Ne vitet '64-'65 luajtem kunder Kelnit te Gjermanise. Atje u mposhtem 2-0, ndersa ne Tirane barazuam 0-0". "Ne vitin 1964, mblidhet Kombetarja, e cila luan kunder Danimarkes. Atje humbasim 4-0, ndersa ne Tirane fitojme 1-0. Golin e shenova ne minuten e 22-te. Humbem shume raste ne ate ndeshje, duke rrahur madje edhe shtyllat. Ne vitin 1965, filloi thatesia per Partizanin, sepse nuk po fitohej as Kupa e as Kampionati. Ne vitin 1967, fituam Kupen e Republikes dhe luajtem kunder Torinos se Italise. Atje humbem 3-1, ndersa ketu dolem 0-0. Ne vitin 1968, Partizani nuk ishte ajo skuadra e viteve te fundit. Kalojne disa vjet dhe skuadra rikthehet ne majat e saj. Ne sezonin '70-'71, Partizani fiton Kupen e Republikes dhe Kupen Ballkanike. Partizani kalon ne turin e pare Avidabergun e Suedise me rezultatet 1-1, 0-2, ndersa ne turin tjeter na eliminon Vakeri i Austrise 3-2, 2-1. Ne ndeshjen e dyte kishim mundesi te benim me shume, por skuadra ishte thuajse e rinovuar dhe kishim mungese ne eksperiencen nderkombetare. Ne rang kombetaresh, sic dihet edhe ne historine e futbollit tone, ne vitin 1966 ne eliminuam Gjermanine, e cila vinte si vendi i dyte nga Boterori i Anglise dhe qe kishte ne perberje lojtare te medhenj. Me Rumanine e Polonine kemi bere ndeshje te bukura dhe ne ato vite futbolli yne u ngrit mjaft. Ne vitin 1975, ne moshen 36-vjecare, kam bere ndeshjen time te lamtumires dhe aty jam ndjere keq. M'u duk sikur mbaroi cdo gje. Por, ne fakt, vazhdova disa kohe si trajner. Kam drejtuar ekipin e Butrintit, u riktheva te Partizani, te Shpresa, me pas si trajner i dyte te skuadra e pare. Ledio qe me ndjek me vrap ne foto? Te them te drejten nuk e kam vene re. Une po beja xhiron e nderit, kur Bashkim Muhedini (qe kishte marre vajzen e Beqir Ballukut, dhe qe pas ndodhive e larguan nga futbolli) e zbriti nga tribuna poshte Ledion 7-vjecar. Prezencen e Ledios e kam pare vetem kur mbarova xhiron e lamtumires. Dy golat me te bukur "Golat qe me kane mbetur ne mendje jane 2: Ai i minutes se 222-te dhe goli me Danimarken". Momenti me i keq ne fushe: Me Torinon kam nje kujtim te hidhur. Kur ishin minutat e para te lojes, topi, pasi kishte kaluar mbrojtjen dhe portierin, po shkonte ngadale drejt portes. Une po shoqeroja topin dhe ne vijen e 5-metershit e godas per te shenuar gol. Por, ne vend qe ta shtyja topin ne rrjete me porten e boshatisur, e coj te Sahati i Tiranes. I kujt eshte Panajot Pano? Edhe sot e kesaj dite, tifozet e Tiranes dhe Partizanit debatojne shpesh per "perkatesine e Panos se madh. Vete Panajoti thote buzagaz se ai eshte ndjere mire me te gjithe tifozet, qofshin ata kundershtare, por i perket skuadres se Partizanit. "Une kam kaluar 15 vjet te Partizani dhe e dua kete skuader, por nuk urrej ekipet e tjera. Mua me donin shume edhe tifozet e Tiranes dhe gjithmone me thoshin qe "nuk merzitemi po na shenove Joti, boll te mos fitoje Partizani. Sic e thashe, fillimet i kam pasur te te rinjte e qytetit te Tiranes, sepse skuadrat asokohe nuk kishin ekipe zinxhire". Ndikimi i Xhanit te Partizani Panajot Pano jep mendimin e tij per keto 8 vjet te presidences se Albert Xhanit ne drejtimin e te kuqve. Sipas tij, presidenti Xhani ka vepruar gabim ne shume aspekte dhe se vetem vitin e fundit po ben dicka pozitive, gje qe duhej ta kishte bere me kohe. "Partizanin e mori Albert Xhani dhe, kur une u ktheva nga Greqia, ai me thirri ne klub dhe me priti shume mire. Flisja shpesh me trajneret e atehershem se si te perfeksiononim stervitjen dhe se si ta rrisnim rendimentin e skuadres. Por, Xhani beri nje levizje te gabuar, sepse solli shume lojtare te huaj. Kete gje qe e ka bere sot, duhej ta kishte bere me kohe dhe Partizani do te dilte kampion. Kete e tregon fakti se ne kaq vjet eshte fituar vetem nje Kupe dhe nje Superkupe. Me vjen keq per te, sepse ka harxhuar shume para. Tifozet vuajne shume, sepse nuk po i durojme dot me romuzet e tifozeve te Tiranes. Po ta shohesh sot skuadren shikon nje ekip qe premton shume. Mbase nuk fiton menjehere, por eshte ne gjendje te arrije shume me pas. Kur kam mesuar se Partizani ra ne kategorine e dyte, jam ndjere tmerresisht keq. Kjo sepse dicka e tille nuk kishte bere vaki kurre me pare. Madje, une mendoj se kane qene drejtuesit aktuale ata qe e cuan Partizanin deri ne kete pike. Ne do te largohet Xhani nga Partizani? Mbase kur te marre titullin. Po nuk mori titullin, ai nuk largohet". Pano: Degjoj me endje këngët popullore Ne intervisten e shkurter, pjesez e speciales dedikuar Panajot Panos, mjeshtri i madh rrefen per disa aspekte te tjera te jetes se tij. Ai eshte nje familjar i rregullt dhe nje tifoz i thekur i Gjermanise dhe Interit. Pelqen shume muziken popullore dhe ate te lehte te kohes se tij. Ku e kalon kohen e lire Panajot Pano? Kohen e lire e kaloj prane miqve dhe shokeve. Ne oren 10:00 paradite dal nga shtepia per te pire nje kafe dhe per te biseduar me shoket. Natyrisht, pjesen me te madhe te bisedes sone e ze futbolli. Kthehem ne shtepi nga ora 13:00-13:30. Pasdite shtrihem, shoh ndonje film ose degjoj muzike. Shkoj shpesh edhe te stervitja e Partizanit, te femijet jo te te rriturit, ndersa ne darke dalim bejme ndonje qoke nese kemi. Marredhenia juaj ne familje? E shkelqyer. Jam nje familjar i mire dhe nuk i kam hapur kurre telashe shtepise sime. Çfarë muzike degjoni? Popullore dhe muzike te lehte te kohes sone. Kete muziken qe behet sot nuk e duroj dot fare. Perse nuk shkoni te stervitja e skuadres se pare? Nuk shkoj sepse nuk me vjen te takoj disa njerez. Cilet? Vazhdojme me tutje. Si i keni marredheniet me presidentin Xhani? Gjithmone te mira. Nese kam pasur ndonje kontradikte ka qene vetem ne aspektin profesional. Ai ka qene gjithmone tifoz i Partizanit.
Me ke jeni tifoz? Jam me Gjermanine. Po ne rang klubesh? Me Interin. Interi e fitoi nje kampionat, por Partizani juaj ende jo. Partizani tani i ka mundesite per te synuar titullin kampion. Jane nje grup djemsh te rinj qe kane dale nga gjiri i skuadres dhe qe e duan fanellen e Partizanit. Çfarë sportesh te tjera shikoni? Kur ishim futbolliste, i ndiqnim te gjitha sportet e tjera, si basketbollin apo volejbollin. Shkonim ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" dhe benim tifozllek per Partizanin. Sa "i kuq" eshte Panajot Pano? Teresisht i kuq. Partizani me rriti. Aty u edukova me frymen e duhur. Por, prape kam qejf qe titulli te mbetet ne kryeqytet. Kane thene per Panajot Panon Loro Borici (Mjeshter i Punes, Mjeshter i Merituar i Sportit): "Kur ke ne skuader futbolliste si Pano, te lehtesohet shume puna dhe me pak kujdes mund te arrish ne majat me te larta". Rexhep Spahiu (ish-trajner i Partizani): Me mire nje Pano me nje kembe ne fushe, sesa nje tjeter me dy". Xhavit Demneri (trajneri i pare i Panos): Per nje seleksioner, mendoj se eshte mjaft te thuash: kam nxjerre Panajot Panon". Refik Resmja (Mjeshter i Merituar i Sportit): "Pano luajti me nje skuader me emer te madh, me Partizanin me futbolliste cilesore, por ai ishte supercilesor. Me i madhi mes te medhenjve". Myslym Alla (ish-trajner i Tiranes): "Ne historine e futbollit tiranas, me te shkelqyerit kane qene Panajot Pano e Skender Halili. Panon do ta krahasoja me nje nga me te medhenjte e Evropes, si Krojfi". Zihni Gjinali (Mjeshter i Merituar i Sportit, ish-trajner i Dinamos): "Nuk e kam drejtuar asnjehere, por e kam pare ne stadiume si trajner, futbollist e specialist. Do te thosha se eshte me i miri i vendit." Mico Papadhopulli (ish-futbollist i Partizanit, ish-president i FSHF-se): Autoriteti sportiv, talenti dhe kontributi i PanajotPanos ne futbollin shqiptar eshte shume i madh dhe shume i cmuar, qe maten me emra te medhenj te fushave te tjera. Ne, qe kemi luajtur me te, emocionoheshim, mahniteshim me virtuozitetin e tij. Ah! Sa deshire do te kisha qe ta shihja perseri duke luajtur ne fushe". Ismet Bellova (komentator dhe gazetar sportiv): "Pano ishte yll i futbollit tone. Me ate cka bente ne fushe, jo vetem te frymezonte, por dhe te detyronte te flisje, apo te shkruaje gjera te bukura, me superlativa". Mico Ndini (ish-futbollist i Partizanit): "Nje futbollist me cilesi te rralla fiziko-teknike, qe, ne cdo moment, me fantazine dhe krijimtarine e tij, pershtatej ndaj kundershtareve dhe terrenit, duke arritur qellimin final, shenimin e golave". Mehdi Bushati (ish-futbollist i Dinamos): "Lojtare si Pano i vine rralle futbollit tone. Nese ne ato vite kur luajti, do te ishte mundesia e levizjes se lire, me cilesite e mira fizike e teknike, qe ai zoteronte, me siguri ai mund te luante edhe me skuadrat e medha te Evropes, si Milan, Juventus e deri te Real i Madridit. I tille "prodhim" brilant i futbollit shqiptar ishte Pano. Ndoshta, do te duhen dekada te tera, qe te linde nje tjeter futbollist si ai. Medin Zhega (ish-futbollist i Vllaznise dhe Dinamos): "Pano dinte gjithcka, qe duhet te dinte nje futbollist i klasit te larte. Pano realizoi gjithcka, qe mund te realizonte nje futbollist i klasit te larte ne karrieren e tij". Mexhit Haxhiu (ish-futbollist i Flamurtarit dhe i Partizanit): "Te luaje me Panon ishte me teper se nje kenaqesi e deshire. Me Panon mund te luaje i qete, pasi ta lehtesonte shume lojen. Ai ishte kryefjala e futbollit shqiptar, duke realizuar te pabesueshmen, ishte i thjeshte dhe jo egoist, saqe asnjehere nuk e perdori fjalen "Une", "une gjuajta", "une pasova", "une shenova"... Kjo modesti ia rriti me teper personalitetin". Fatmir Frasheri (ish-futbollist i Tiranes dhe i Partizanit): "Pano eshte nje nga legjendaret e futbollit shqiptar, i pakrahasueshem per kohen, kur luajti si sulmues. Spikaste per aftesine e jashtezakonshme me top, qe do te ishte edhe arma kryesore e tij. Edhe kur driblonte kundershtarin, e bente ne menyre origjinale, qe mund te quhet 'stiliPano'". Helmut Shen (ish-trajner i perfaqesueses se RFGJ): "Ju keni nje kapiten te madh, Shllakun, dhe nje futbollist te madh, Panon". Bekenbauer (ish-kapiten i perfaqesueses se RFGJ): "Te gjithe lojtaret me pelqyen, sa e kam te veshtire te bej dallime. Megjithate, me pelqeu kundershtari im, Bizi, ndonese ne Gjermani njohim me shume Panon". Shulc (qendermbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Askush, ne vendin tim dhe jashte tij, nuk ka guxuar te me sjelle rrotull, te me kaloje dore per dore, te me gjunjezoje, ashtu si Pano. Ai eshte lojtar i madh ne fushen e lojes". Overat (mesfushor i perfaqesueses se RFGJ): "Skuadra juaj eshte shume e forte, sidomos ne fushen e saj. Me pelqyen, sidomos, Pano e Bizi". Shnelinger (mbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Pano mbetet nje 'lepur' i vjeter, sic themi ne në Gjermani". Panajot Pano, pasaporta Emri: Panajot Atesia: Thoma Mbiemri: Pano Datelindja: 7 mars 1939 Vendlindja: Durres Tituj sportive: "Mjeshter Sporti", "Mjeshter i Merituar", "Nder i sportit shqiptar" Klubi: SK Tirana, Partizani, Dinamo Aktivizuar: Me te rinjte e qytetit te Tiranes 1955-57, te rriturit e Puna e Tiranes 1957-59, Partizani 1960-75, Dinamo 1962 (per kupen ballkanike) Trofe: 1957 Kampion me te rinjte e "17 Nentorit" per qytetin e Tiranes 1960 golashenuesi me i mire i kampionatit 1961 kampion kombetar me Partizanin, fitues i Kupes se Shqiperise, golashenuesi me i mire i kampionatit 1963 kampion kombetar me Partizanin, medalje argjendi ne Turneun e Ushtrive te Lindjes 1964 kampion Kombetar me Partizanin, fitues i Kupes se Shqiperise 1966 fitues i Kupes se Shqiperise 1967 fitues i Kupes se Shqiperise 1970 fitues i Kupes se Shqiperise, fitues i Kupes Ballkanike midis klubeve, golashenuesi me i mire i kampionatit 1971 kampion kombetar me Partizanin 1973 fitues i Kupes se Shqiperise
5 here fitues i anketes "Sporti Popullor" (10 sportistet me te mire te vitit), 2000 fitues i anketes "Sportisti me i mire i shekullit" fitues i anketes se gazetes "Sporti Popullor", "11-shi me i mire i historise se futbollit shqiptar, "11-shi me i mire i 50 dhe i 55 kampionateve kombetare 1979 kampion kombetar si zv/trajner me Partizanin 1980 fitues i Kupes se Shqiperise si zv/trajner i Partizanit 1981 kampion kombetar si zv/trajner me Partizanin Dekoratat: Urdhri i Arte "Mjeshter i Madh", Urdher Pune i klasit 2, Urdhri "Naim Frasheri i klasit 3,2,1", Urdhri i Arte "Naim Frasheri", medalja "Urdhri i Merites" per 100-vjetorin e FIFA-s. I zgjedhur: 1999 President Nderi i Futboll-Klub Partizani, 2002 President Nderi i FSHF