Tiranë, 19 janar, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të zhvillojë ditën e sotme një takim me ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan si dhe ambasadorin e Spanjës në Tiranë, vend që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Manuel Montobbio. Takimi mes ambasadorëve dhe kreut të shtetit i cili do të mbahet në mjediset e Presidencës, pritet që të ketë si kryefjalë të tij zhvillimet më të fundit në vend, siç janë kriza aktuale politike, por edhe situatën e krijuar pas përmbytjeve.
Para pak ditësh Lohan dhe Montobbio kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama disa ditë më parë.
Ndërkaq, Topi është takuar me Lohan dhe ambasadorin amerikan, John Uithers, disa ditë më parë gjatë një inspektimi që kanë zhvilluar së bashku në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.
n.e/NOA