English

Vodhi 50 karta celulari në dyqan, hajduti shpallet në kërkim

Shkodër, 19 janar, NOA - Ka hapur derën e pasme të dyqanit dhe ka mundur të vjedhë brenda tij 50 karta rimbushëse telefoni të kompanive celulare AMC, Vodafon, Eagle dhe Alban Tirana me vlerën e 50.000 lekëve të reja, ndërsa ka grabitur edhe 5.000 lekë të reja që ka gjetur në arkë. Fjala është për një hajdut i cili ka mundur të realizojë këtë vjedhje në një dyqan ushqimor në lagjen "Guerrile" të Shkodrës.

Me të marrë këtë informacion, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, rezulton se autor i kësaj ngjarje është 19-vjeçari Esmeraldo Hato, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, ndaj të cilit u bë shpallja në kërkim e po punohet për kapjen e tij.

Ndërsa materialet në ngarkim të tij iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Vjedhjes".

n.e/NOA

KOMENTE