English

Berisha publikon ndryshimet e reja për ligjin e Shërbimit Informativ

Tiranë, 20 janar, NOA - Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka publikuar ndryshimet kryesore që përmbahen në ligjin e ri për Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH). Sipas tij, ligji i një vendi demokratik për SHISH, i cili përcakton që kontrollin e ushtruar inspektori i përgjithshëm i Shërbimit Informativ për çështje të caktuara, të mos i përgjigjet kryeministrit por ama t'ia pohojë atë.

Kjo në mënyrë të tërthortë nxjerr paraprakisht në pah një varësi që qeveria kërkon t'i vendosë këtij institucioni me anë të ndryshimeve të reja.

Por një gjë e tillë vihet re edhe në raport me institucionin e Kuvendit, për të cilin vetë Berisha në mbledhje qeverie u shpreh se atij i takon që të realizojë kontrollin më të mirë ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

"Ligji i njeh të drejtën Komisionit të Sigurisë për SHISH dhe i takon Kuvendit që të realizojë kontrollin më të mirë ndaj këtij institucioni", tha në fjalën e tij Berisha, duke shtuar se edhe ligji ekzistues e parashikon kontrollin nga Kuvendi të SHISH-it.

"Ligji e thotë qartë se SHISH nuk mund të ushtrojë veprimtari në mbështetje të ndonjë partie politike", tha në fund ai.

n.e/NOA

KOMENTE