Torino, 20 Janar NOA - Antonio Candreva është përfundimisht një lojtar i ekipit Juventin për të cilin është folur shumë gjatë kësaj jave për një transferim të mundshëm të këtij lojtari pikërisht tek Juventus.
Mesfushori ishte në pronësi të ekpit të Udinezes por luante tek Livorno dhe ky mision për drejtuesit e klubit të Juventus ishte i dyfishtë pasi duhej gjetur një akord me të dy klubet.
Kjo gjë ka rezultuar me sukses pasi ata e morën lojtarin në huazim deri në qershor por me të drejtë blerjeje të kartonit të tij në fund të sezonit me një shumë prej 7.5 milionë eurosh e cila do të shkojë në drejtim të Udinezes.
Për sa i përket Livornos ajo e kishte lojtarin të huazuar dhe Juventus ka derdhur në llogari të këtij klubi një shumë prej më pak se 1 milion eurosh.
Tashmë Candreva bën pjesë tek klubi bardhë e zi e mund të jetë nën urdhrat e Ferrarës që në ndeshje e ardhshme përballë Romës ku ai mund të aktivizohet nga trajneri i tij i ri.
r.b/NOA