English

Durrës, gruaja 53-vjeçare denoncon burrin: Më dhunon sistematikisht

Durrës, 20 janar NOA - Një grua 53-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj pasi pretendon se dhunohej prej tij sistematikisht.

H.N, ka mbërritur dje në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrës kur ka kryer një kallëzim në ngarkim të bashkëshortit të saj I.N., 55-vjeç, lindur në Tropojë e banues në lagjën Nr.13, Durrës.

Burime nga policia thanë se gruaja ka deklaruar para oficerëve të policisë se dhunohej në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj.

Policia kreu materialet procedurale dhe plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet në ngarkim të 55-vjeçarit i kaluan për ndjekje Gjykatës së Rrethit Durrës.

k.k/NOA
KOMENTE