Tiranë, 20 janar NOA - Një adoleshent ka guxuar të vjedhë një banesë megjithëse është përleshur me banorët e saj.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Arapaj të rrethit të Durrësit kur 18-vjeçari B.M, ka hyrë në banesën e shtetasit D.M, për të vjedhur.
Por sapo është futur në ambientet e brendshme të banesë, i riu është diktuar nga të zotët e shtëpisë të cilët kanë bërë rezistencë për të mbrojtur shtëpinë.
Adoleshenti iu është kundërpërgjigjur me dhunë në vend që të largohej me shpejtësi, pasi ka tentuar të vazhdojë planin e tij për të vjedhur sende me vlerë dhe para.
Por pas përleshjes me të zotët e shtëpisë, 18-vjeçari nuk ia ka dalë dot të vjedhë dhe është larguar me shpejtësi që të paktën tu shpëtonte prangave të policisë.
Forcat e policisë të sinjalizuara për ngjarje mbërritën menjëherë në banesën e dëmtuar me qëllim këqyrjen e provave.
Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Ndaj autorit u mor masa e arrestit për veprën penale të "vjedhjes me dhune e mbetur në tentativë".
k.k/NOA