English

Gjermani, alarm për vendosjen e një bombe me kompjuter në aeroport

Gjermani, 20 Janar NOA - Alarm për vendosjen e një bombe me kompjuter portativ në aeroportin "Franz Josef Strauss International" në Monaco-Baviera, me dyshimet për akt të mundshëm terrorist.

Alarmi është dhënë nga rojet e sigurisë së aeroportit. "Për momentin ne kemi i hapur portat, pasagjerët po largohen," tha Peter Pruemm, zëdhënësi i aeroportit.

Sigurimi i terminalit 2 të aeroportit gjerman ka rihapur dyert për pasagjerët dhe të punësuarit pas një kërcënimi për bombë.

Në përgjithësi, tha Peter Pruemm, rreth 60 fluturime janë anuluar ose janë vonuar. Personi i dyshuar, shtoi ai nuk është gjendur ende.

Pas alarmit është evakuuar Terminali 2 - pasi një kompjuter portativ (laptop) rezultoi pozitiv ndaj testimit eksploziv.

Pronari i laptopit është larguar menjëherë pasi sistemi i sigurimit kishte zbuluar gjurmë të dyshimta. Menjëherë policia nisur kërkimet.

Në lëvizje janë vënë gati një mijë agjentë.

Sipas Peter Pruemm të gjithë pasagjerët dhe stafi në shërbim janë evakuuar.

Aeroporti është një nga më të mëdhatë në Evropë dhe bllokimi i tij ndikoi në trafikun ajror në Evropë.

a.k/NOA

KOMENTE