English

Haiti, OKB mban një minutë heshtje, SHBA shton ndihmat

Nju Jork, 20 janar, NOA - Në nderim të kujtimit të viktimave të tërmetit tragjik që goditi një javë më parë Haitin, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një minutë heshtje në selinë e saj në Nju Jork. Momenti i këtij solemniteti ka përkuar me orën e regjistrimit të lëkundjeve sizmike, të cilat shkaktuan edhe tërmetin fatal për popullatën e ishullit të varfër.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ushtria amerikane ka shtuar praninë e vet në Haiti, një javë pas tërmetit vdekjeprurës në atë vend, ndërsa Kombet e Bashkuara ranë dakord se edhe ato do të dërgojnë trupa shtesë, për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe të për pjekje të shpëtimit.

Helikopterët amerikanë kanë zbritur në oborrin e pallatit presidencial haitian të shkatërruar në kryeqytetin Port au Prince, për dislokimin e trupave dhe të ndihmave.

Po ashtu, ushtria amerikane ka filluar të hedhë nga ajri për herë të parë ushqime dhe ujë për të mbijetuarit e tërmetit në Haiti në përpjekje për të përballuar dyndjet në aeroport dhe pengesat e tjera për shpërndarjen e ndihmave.

n.e/NOA

KOMENTE