English

Policia arreston shoferin që shtypi dje në Elbasan kalimtarin

Elbasan, 20 janar, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 47-vjeçarin Ruzhdi Juba, lindur dhe banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet të jetë autor i një aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtari me biçikletë dje në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar më tej se viktima e këtij aksidenti ka qenë 60-vjeçari Xhevat Bashalliu, i cili u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Peqinit në gjendje të rëndë për jetën, ku më pas gjeti dhe vdekjen.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ekipi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha provat dhe detajet e saj.

n.e/NOA

KOMENTE