English

Policia rrugore gjobit 326 shoferë, shkelën rregullat e qarkullimit

Tiranë, 20 janar NOA - Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 326 drejtues mjetesh pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu policia ka vazhduar aksionin edhe ndaj shoferëve debitorë.

"Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej në deklaratën e policisë së Tiranës. Kështu gjatë 24 orëve të fundit u gjobitën 326 shoferëve dhe u pezulluan 3 leje qarkullimi.

k.k/NOA

KOMENTE