English

PS: Berisha po fut duart edhe në SHISH

Tiranë, 20 Janar NOA - Partia Socialiste akuzoi sot kryeministrin se po tenton të ndërhyjë në pavarësinë e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

"Sot Sali Berisha vijoi me kërcënimin e radhës ndaj një tjetër institucioni të rëndësishëm kushtetues. Sot kryeministri i votave të vjedhura na e bëri të qartë se kërkon të deformojë e të vërë nën kontroll edhe Shërbimin Informativ Kombëtar, duke e maskuar këtë përpjekje pas gjoja nevojës për ndryshime e reforma", - tha në një deklarim për mediat, Shega Ligori, deputete e PS.

"Fatmirësisht sot të gjithë shqiptarët e mbajnë ende mend SHIK-un e kontrolluar nga Sali Berisha dhe janë të vetëdijshëm se ç'pasoja do të ketë një zhvillim i tillë për demokracinë e brishtë shqiptare", - theksoi Ligori.

Kurse sqaroi se "pikërisht për këto arsye, Partia Socialiste nuk mund të lejojë që një institucion kaq i rëndësishëm të shndërrohet në një vegël të qeverisë, prandaj do ta kundërshtojë me forcë këtë përpjekje të fundit të kryeministrit, e cila përbën një arsye më shumë për të kërkuar largimin e Sali Berishës".

e.r/NOA

KOMENTE