English

Rama: Berisha t'i japë fund bojkotit të opozitës duke hapur kutitë, jemi gati për dialog

Tiranë, 20 janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama doli sot në një deklaratë për shtyp ku u shpreh se opozita nuk do të kthehet në Kuvend nëse nuk hetohen zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa është i gatshëm për dialog në tryeza serioze.

"Ndaj me ta si edhe me të gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtar, bindjen se dialogu mes forcave politike në një vend behet në Parlament dhe përsëris qëndrimin e palëkundur të opozitës për të mos u bërë pjesë e Parlamentit, të ndalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe e drejta jonë Kushtetuese për hetimin me themel të zgjedhjeve" tha Rama.

Kreu i socialistëve deklaroi sot se opozita është e gatshme të jetë prezentë për dialog në tryeza serioze.

"Konfirmoj pjesëmarrjen e opozitës, në çdo tryezë serioze të organizuar për këtë çështje duke e konsideruar dialogun një mjet të patjetërsueshëm për ndaljen nga kjo krizë e rëndë që vetëm thellohet për ditë.

Ashtu sikundër ritheksoj se duke qenë të gatshëm në çdo moment për dialog ne nuk do të qëndrojmë asnjë moment në vend në rrugën e protestës popullore.

E cila do të vazhdojë si një mjet demokratik po ashtu i patjetërsueshëm në kushtet kur opozita është grabitur në votat e saj.

Dialog, po menjëherë, qëndrim në vend jo asnjëmoment. Zgjidhje përmes dialogut, po menjëherë, zvarritje dhe justifikime se po kërkohet një zgjidhje jo sot jo nesër asnjë moment" tha Rama.

Më tej kreu i opozitës shtoi se përballë një pushteti që mohon këtë të drejtë demokratike opozita ka detyrime të ndjekë rrugën e protestës deri kur të fitojë e drejta.

Rama u shpreh se mirëpret me mirënjohje çdo asistent ndërkombëtare në këtë drejtim nga do që të vij, BE, KE, OSBE, vende mike apo të gjithë bashkë.

Kreu i socialisrëve i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të lexojë drejt këtë sinjalin dhe të kapë shqetësimet por edhe sugjerimet konkrete që vijnë përmes këtij sinjali nga Këshilli i Evropës

"Berisha t'i japë fund bojkotit të opozitës duke i dhënë popullit opozitar të drejtën të shohë ç'ka ndodhur në zgjedhjet dhe në kutitë mu aty në parlament" tha më tej Rama.

k.k/NOA

KOMENTE