English

Rama dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e legjendës së futbollit, Panajot Pano

Tiranë, 20 janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Pano, për vdekjen e legjendës së futbollistit, Panajot Pano.

"Më lejoni, që në këto momente të vështira dhimbjeje për humbjen e njeriut tuaj të dashur, t'ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Panajot Pano ishte një nga ata njerëz që vinë rrallë në historinë e një vendi dhe me talentin mbresëlënës që shfaqi ndër vite ai ka merituar një vend të pazëvendësueshëm në historinë e sportit shqiptar. Loja e tij, e denjë për ekipet më të mëdha të kohës, u kthye në një burim frymëzimi, hareje e krenarie për të gjithë shqiptarët në një epokë kur arsyet për t'u gëzuar e për t'u ndjerë krenar ishin aq të pakta" thuhej në telegramin e ngushëllimit që Rama i dërgoi familjes Pano.

"Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e këtij njeriu kaq të dashur e të respektuar nga të gjithë ne, gjej ngushëllim në faktin që ai do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve" thuhej më tej në mesazhin e kryetarit të opozitës.

k.k/NOA
KOMENTE