English

Shuhen zërat për Guardiolën e Barçës

Madrid, 21 Janar NOA - Me sa duket kanë përfunduar për momentin zërat për një largim të mundshëm të teknikut të Barcelonës Pep Guardiola.

Flitej shumë për një largim të tij në mbarim të këtij sezoni ku ofertat nuk mungonin sidomos në drejtim të Manchester United ku Ferguson e shikonte atë si një pasardhës të përshtatshëm të tij në këtë ekip.

Me sa duket tekniku i Barçës ka pranuar që të prishë kontratën e tij momentale e cila përfundon në qershor të këtij viti për të nënshkruar një të re e cila do ta lidhë atë me klubin kampion Evrope dhe Bote dhe për një vit tjetër pra deri në fund të 2011.

Kjo firmë e cila do të hidhet në kontratë do të vijë vetëm pasi të jetë përcaktuar presidenti i ri i Barcelonës, zgjedhjet për të cilin do të zhvillohen qershorin e ardhshëm.

Një konfirmim për këtë gjë ka ardhur dhe nga vetë presidenti i klubit katalanas, Laporta i cili është shprehur mjaft entuziast për qëndrimin e Guardiolës dhe sezonin e ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE