Durrës, 20 janar NOA - Një nënë e re vetëm 21-vjeçare ka zgjedhur prostitucionin si mënyrën më të shpejtë dhe fitimprurëse, për të ushqyer fëmijët e saj.
M.D, e martuar dhe me dy fëmijë, banore e lagjes Nr.7, në Durrës është kapur nga policia ditën e djeshme në një hotel te Shkëmbi i Kavajës duke kryer marrëdhënie seksuale me një klient kundrejt shumës së parave prej 50 mijë lekë të vjetra.
Burime nga policia thanë se kishin siguruar informacione për aktivitetin e jashtëligjshëm që kryente e nëna e re dhe menjëherë u vunë në lëvizje për të verifikuar informatat.
Sipas të njëjta burimeve 21-vjeçarja është kapur teksa kryente seks dhe është shoqëruar menjëherë në komisarit.
Klienti i saj deklaroi se do paguante një shumë të majme parash te 21-vjeçarja që ajo t'i përmbushte atij epshet seksuale.
Ndërsa M.D, në deklaratën e saj tha para oficerëve të policisë se ishte e detyruar të prostituonte pasi i duhej të ushqente dy fëmijët e saj të vegjël, ndërsa bashkëshorti i saj ishte i papunë.
Lutjet dhe ngashërimet nuk e kanë shpëtuar nënën e re nga ndjekja penale por në fakt ajo nuk ka hyrë në burg gjë të cilën e parashikon ligji sipas veprën penale të "ushtrimit të prostitucionit".
k.k/NOA