English

Topalli takohet me ambasadorin e Ukrainës për Shqipërinë, Valery Tsybukh

Tiranë, 20 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me ambasadorin e Ukrainës, Tsybukh.

Ambasadori i Ukrainës për Shqipërinë, rezident në Athinë, gjatë takimit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë i ka dhënë Ukrainës për anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Nga ana e saj, Kryetarja Topalli uroi ambasadorin ukrainas për vlerësimet pozitive që komuniteti ndërkombëtar i bëri raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, si dhe vlerësoi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur vitet e fundit atje.

Tsybukh dhe Topalli u ndalën në vlerësimin e marrëdhënieve të deritanishme mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike dhe shprehën vullnet për nxitjen e këtyre marrëdhënieve edhe në fusha të tjera.

Duke përfituar nga ky takim Kryetarja Topalli i përcolli një ftesë homologut të saj ukrainas, Volodymyr Lytvyn, për të vizituar Shqipërinë dhe për t'i hapur rrugë shkëmbimeve të mëtejshme ndërparlamentare.

k.k/NOA

KOMENTE