English

Ukraina kërkon heqjen e vizave me Shqipërinë

Tiranë, 20 Janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri me rezidencë në Athinë, z. Valerii Tsybukh i cili kërkoi heqjen e vizave me vendin tonë.

Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh e shumÑ‘palÑ‘sh, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit.

Duke vlerësuar zhvillimin e madh turistik të Shqipërisë, Ambasadori Tsybukh i propozoi z. Meta mundësinë pÑ‘r heqjen e vizave midis ShqipÑ‘risÑ‘ dhe UkrainÑ‘s, akt që do të kontribuonte në shtimin e turistëve ukrainas në vend.

Gjithashtu, Ambasadori Tsybukh shprehu mirÑ‘njohjen pÑ‘r mbÑ‘shtetjen e ShqipÑ‘risÑ‘ ndaj UkrainÑ‘s nÑ‘ proçeset e integrimit tÑ‘ saj euro-atlantik, dëshirën për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të kÑ‘tij integrimi, si dhe në fusha të tjera me interes reciprok.

Z. Meta u shpreh optimist për dinamizmin dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral si një kontribut ndaj integrimit në familjen evropiane duke theksuar se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të shkëlqyera dhe konkrete si në kuadër të bashkëpunimit politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Meta gjithashtu e informoi Ambasadorin Tsybukh për zhvillimin e madh ekonomik që Shqipëria po njeh kohët e fundit dhe e ftoi atë të inkurajojë investitorët ukrainas të vijnë në Shqipëri, gjë që do t'i shërbente jo vetëm rritjes së shkëmbimeve tregtare, por edhe miqësisë dhe njohjes më të thellë mes dy popujve.

e.r/NOA

KOMENTE