Tiranë, 20 Janar NOA - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferraj u shpreh sot se me hidherim të madh i dergoi familjes Pano ngushellimet më të thella për humbjen e njeriut te tyre me te dashur "Nderit të Kombit"; Legjendës së madhe të papërsëritshme të futbollit shqiptar Panajot Pano dhe shprehu besimin se emri dhe kontributi i tij do të mbetet i gjallë në kujtimet e njerëzve.
Ikona e futbollit shqiptar, lindur në Durrës më 7 mars të vitit 1939 Panajot Pano, ka ndërruar jetë në SHBA në moshën 71-vjeçare. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, për komunitetin e sportistëve shqiptarë si dhe për vetë shoqërinë tonë.
Panajot Pano gjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist ka luajtur dhjetëra ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, duke mrekulluar me mjeshtërinë e tij miliona sportdashës. Ai i dha emër në botë futbollit shqiptar dhe ka frymëzuar brezat e mëpasëm për rezultate të mëtejshme.
Në ceremoninë e zhvilluar në vitin 2003, Panajot Pano mori çmimin "Golden Player of Albania" nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndërsa në mars të 2009 ai u nderua me titullin "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikës.
Vdekja e Panajot Panos konsiderohet një humbje e madhe për sportin shqiptar, por vepra dhe lavdia e tij do t'i frymëzojnë brezat e sotëm e të ardhshëm të sportistëve për t'i sjellë Shqipërisë suksesin e merituar.
Ngushëllimet u shprehën sot edhe nga:
Armand Duka - President i FSHF
Mico Papadhopuli - President Nderi i FSHF
Mikel Janku - Ish futbollist Partizani
Fatbardh Deliadhisi - ish futbollist i Partizanit
Tomorr Shehu - ish futbollist i Partizanit
Lind Shllaku - ish futbollist i Partizanit
Nuri Bylyku - ish futbollist i 17 Nentorit
Ali Mema - ish futbollist i 17 Nentorit
Fatmir Frasheri - ish futbollist i 17 Nentorit
Faruk Sejdini - ish futbollist i Dinamos
Gani Xhafa - ish futbollist i Dinamos
Ilir Pernaska - ish futbollist i Dinamos
Sulejman Maliqati - ish futbollist Kombetares
Ramazan Rragoni - ish futbollist i Vllaznis
Sabah Vidhi - ish futbollist Skenderbeu
Eduard Prodani - sek i pergjithshem i FSHF