English

BB: Parashikimi global për ekonominë 2010, rritja e ngadaltë

Tiranë, 21 janar, NOA - Në raportin e saj më të fundit "Parashikimi global për ekonominë 2010", Banka Botërore ka frenuar shpresat për një rritje të shpejtë të ekonomisë ndërkombëtare. Sipas këtij dokumenti, ekspertët kanë deklaruar se ekonomia botërore po del nga kriza më ngadalë nga sa është parashikuar. Ekspertët kanë deklatuar se situata në tregjet financiare mbetet ende e vështirë dhe kërkesa private vazhdon të jetë e dobët për shkak të papunësisë.

Kështu, pasojat e krizës ekonomike dhe financiare do të ndihen edhe dhjetë vitet e ardhshme bëjnë me dijeni ekspertët.

Sipas Bankës Botërire, këto pasoja do të rëndojnë më shumë mbi vendet në zhvillim megjithë fillimin e rimëkëmbjes.

Sipas parashikimit të Bankës Botërore rendimenti ekonomik në të gjithë botën këtë vit do të rritet me 2,7 për qind dhe vitin e ardhshëm me 3,2 për qind. Gjatë vitit 2009 rendimenti i ekonomisë botërore ra me 2,2 për qind ndërsa tregtia me më shumë se 14 për qind.

n.e/NOA

KOMENTE