English

Berisha zhvilloi homazhe në Teatrin Kombëtar, në nderim të përkthyesit Pashko Gjeçi

Tiranë, 21 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në homazhet e mbajtura në Teatrin e Kombëtar, në nder të përkthyesit Pashko Gjeçi, ku edhe ngushëlloi familjarët për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Në fjalën e tij para mediave, duke lartësuar figurën dhe punën e përkthyesit të shquar, kryeministri Berisha u shpreh: "Përkthimi, bota e letrave dhe mendimit të kombit shqiptar, ndahet sot me njërin prej figurave më të shquara, me një korife të vërtetë të punës intelektuale, me burrin që bëri të flasin shqip kryeveprat e mëdha të letërsisë klasike që përbëjnë dhe bazën e letrave të qytetërimit të sotëm perëndimor".

"Pashko Gjeçi u nda nga jeta duke lënë prapa një trashëgimi të ndritur, një emër të madhe, emrin e një shqiptari, ndër më të shquarit, e një gjeniu të vërtetë në shqipërimin e veprave kryesore të letërsisë klasike, antike, greke, romake; lë prapa shembullin e ndritur të përkushtimit të njeriut ndaj vlerave, familjes, shoqërisë dhe kombit" tha më tej kryeministri Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE