English

Blackouti, grup hetimor në "Qemal Stafa". Këshilli Mbikqyrës mblidhet për kryetarin

Skandal në stadium me Realin e Madridit

Ndeshja, minutë pas minute

MTKRS: Blackout, shkaktar ishte OSSH

Tiranë, 21 janar, NOA - Gjendja black out për mëse një orë e gjysmë në mjediset e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ndeshjes miqësore të futbollit "Gramozi-Real Madrid" do të bëhet pjesë e një hetimi të posaçëm.

Lidhur me të, bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se tashmë një grup hetimor i përbërë nga 4 ekspertë të kriminalistikës tashmë ka mbërritur në këtë stadium dhe do të merret me shqyrtimin e të gjitha detajeve të ngjarjes.

Kjo e fundit nuk la një shije aspak të mirë jo vetëm në opinionin shqiptar dhe tifozët që janë detyruar të presin për mbi një orë në të ftohtë mbërritjen e energjisë elektrike, për të parë pjesën e dytë të ndeshjes, por është bërë pjesë edhe e komentimeve negative në shtypin e huaj sportiv.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se po në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" është mbledhur aktualisht edhe Këshilli i tij Mbikqyrës, i cili po diskuton vendimin për shkarkimin e drejtorit të tij aktual, Perikli Dhales, në formë ndëshkimi për atë që ndodhi mbrëmë, por ende nuk bëhet i i ditur emri i ri i zëvendësuesit të tij.

Anëtarë të këtij Këshilli janë Viron Bezhani si përfaqësues i ministrisë së Ekonomisë dhe Indrid Fortuzi e Vasil Bici si përfaqësues të ministrisë së Kulturës dhe Sportit.

n.e/NOA

Për më shumë mbi akuzat e Xhaferrajt dhe dokumentin, klikoni këtu: MTKRS: Blackout, shkaktar ishte OSSH.

Raportin e plotë lidhur me ngjarjen mund ta gjeni këtu.

Kurse mund të gjeni dhe informacionin për ndeshjen, minutë pas minute.

KOMENTE