English

Delijorgji kapet me 2 celularë në Burgun 313

Tiranë, 21 Janar NOA - Dy të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit janë kapur me telefona celularë në qelitë e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga burime në institucionin e paraburgimit Jordan Misja 313 dhe u konfirmua zyrtarisht për agjencinë NOA nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas burimeve të mësipërme, mësohet se pas një kontrolli të ushtruara në të gjitha qelitë janë gjetur gjithsej 6 telefona celularë, ku dy prej të cilëve i janë gjetur Mihal Delijorgjit dhe dy të tjera Dritan Minxhollit.

Ndërkohë që burime nga burgu kanë bërë me dije se celularë i janë gjetur edhe Fatbardh Dullës, i akuzuar për trafikun e 7 kilogramë heroinë, si dhe një të mituri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas burimeve nga burgu mësohet se shkak i kontrollit të nisur në këtë paraburgim ka qenë një sasi hashashi e cila u gjet para disa dite më parë në tarracën e institucionit të shërbimit të provës, i cili është ngjitur me paraburgimin Jordan Misja.

Dyshohet se droga mund të jetë porositur nga brenda institucionit të paraburgimit. Burimet kanë shtuar se kontrollet do të nisin edhe në ditët në vazhdim, duke mos u përmbajtur rregullores së burgjeve.

e.r/NOA

KOMENTE