English

Hashash e lojëra seksi me të miturën, 3 djem e mbajnë peng 2 ditë në një banesë

Tiranë, 21 janar NOA / Klodiana Kotorri - Një vajzë vetëm 15-vjeçare është bërë "shënjestra" e dëfrimeve të tre të rinjve të cilët janë mbyllur në një shtëpi bashkë me të për dy ditë rresht duke e shfrytëzuar atë me ngacmime seksuale sa herë që tymosnin hashash.

Aventura e tre të rinjve përfundoi ditën e djeshme me arrestimin e tyre. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se organizuan një operacion për kapjen e 19-vjeçarit S.P, 24-vjeçarit Jah Metalija, dhe 19-vjeçarit Taulant Necaj.

Tre ditë më parë, të rinjtë në rrugën "Don Bosko" në Tiranë, me automjetin e tyre tip "Benz Mercedes", me targa Tr.1251 I, kanë marrë me dhunë një vajzë 15-vjeçare dhe e kanë çuar në një banesë në Kombinat të kryeqytetit.

Megjithëse e mitura u është lutur që ata ta linin të lirë dhe ajo të kthehej në banesën e saj kjo nuk është bërë e mundur për dy ditë më radhë.

Tre djemtë janë mbyllur në banesë ku janë argëtuar me vajzën 15-vjeçare.

Dyshohet se pasi konsumonin me radhë hashash ata tentonin të kryenin marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren e cila për dy ditë me radhë ka bërë rezistencë.

Megjithëse e kanë dhunuar të rinjtë nuk kanë kryer seks me të mitrën e cila sidoqoftë është bërë pjesë e argëtimeve seksuale të djemve të cilët kanë kryer me të veprime të turpshme.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen ka nisur menjëherë hetimet për të lokalizuar vendndodhjen e djemve.

Burime nga policia thanë se pas një operacioni u bë i mundur arrestimi i autorëve të dyshuar.

Pas hetimit të kryer dhe pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesë është gjetur një sasi prej 38.4 gram bimë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor i formuar u kryen veprimet hetimore e proçeduriale, ndërkohë që materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Heqjes së pa ligjshme të lirisë" në bashkëpunim, "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe "Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotikëve".

k.k/NOA

KOMENTE