English

Hetimet: Ja kush e errësoi "Qemal Stafën", tifozët e revoltuar hedhin çakmakë në fushë

Skandal në stadium me Realin e Madridit

Ndeshja, minutë pas minute

MTKRS: Blackout, shkaktar ishte OSSH

Tiranë, 21 janar NOA/Klodiana Kotorri - Ajo që duhet të ishte një ndeshje plot spektakël dhe do të kthente ëndrrën e sportdashësve për të parë nga afër yjet e futbollit botëror, në reale, ka qenë një ankth.

E gjitha kjo vetëm për shkak të energjisë elektrike e cila errësoi stadiumin "Qemal Stafa", në mezi e lojës së shumë pritur me aq bujë.

E për të gjetur përgjegjësit që nxinë fushën e blertë u zhvilluan hetimet intensive të Prokurorisë dhe Policisë.

Duke filluar me kontrollin e imtësishëm te kabina elektrike prej së cilës rezultoi se mund të ishte djegur transformatori, ndërsa askush nuk është akuzuar deri më tani.

Prozhektorët e stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë u shuan pikërisht në sekondat e para të pjesës së dytë.

Lojtarët e dy skuadrave, Real Madrid dhe Gramozit sapo kanë dalë në fushë për të nisur pjesën e dytë kur dritat u shuan dhe askush nuk mund të shihte veç 5 centimetra larg vetes.

Menjëherë lojtarët u zbrazën ndërsa tifozët e zemëruar nisën të fishkëllenin e të lëshonin pasthirrma zemërimi.

Teksa prisnin të vinte energjia elektrike, për të rinisur loja, vetëm 10 minuta më pas organizatorët thanë se brenda 5 minutave do të riniste ndeshja kur sipas një përllogaritjeje të thjeshtë dilte se bëheshin gjithsej 15 minuta pa drita.

Mirëpo 15 minuta kaluan dhe më pas edhe 15 minuta të tjera, duke sjellë dhe zemërimin e tifozëve të cilët filluan të hidhnin në fushë çakmakë me dritë.

Vesh më vesh si loja "telefoni i prishur" u mësua se kishte rënë një zjarr në kabinën elektrike çka përhapi panik se ndeshja nuk do të niste sërish.

Kështu të detyruar nga errësira dhe nga i ftohti si pasojë e motit, apo edhe nga thashethemet se loja nuk do të riniste, tifozët filluan të zbraznin stadiumin.

Jashtë stadiumit qëndronin me dhjetëra qindra tifozë të cilët nuk arritën dot të shihnin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Kështu veç tribunës e cila nuk u braktis plotësisht nga tifozët stadiumi pothuajse "zhgënjeu" sportdashësit që qëndronin karshi tribunës apo në anësoret të cilët u larguan.

Vetëm afro 90 minuta pas ndërprerjes së lojës për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ndeshja filloi sërish, sigurisht jo me entuziazmin që nisi në fillim.

Për më shumë mbi akuzat e Xhaferrajt dhe dokumentin, klikoni këtu: MTKRS: Blackout, shkaktar ishte OSSH.

Raportin e plotë lidhur me ngjarjen mund ta gjeni këtu.

Kurse mund të gjeni dhe informacionin për ndeshjen, minutë pas minute.

k.k/NOA - klodiana.kotorri@noa.al

KOMENTE