Pogradec, 21 janar, NOA - Forcat e policisë së Pogradecit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 33-vjeçarit Lulëzim Isufi, lindur dhe banues në këtë qytet, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit", parashikuar nga nenet 88 dhe 278/2 të Kodit Penal. Forcat policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ndalimi i këtij personi është bërë pasi ai ishte shpallur në kërkim bazuar në një urdhër ekzekutimi nga ana e prokurorisë ndaj tij për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore procedurale, në një kohë që materialet i kaluan prokurorisë së Pogradecit.
n.e/NOA