English

Mbërrin sot për një vizitë dy ditore në Shqipëri, kryediplomati sllovak

Tiranë, 21 janar, NOA - Në vendin tonë do të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare dyditore, ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak. Sipas të dhënave paraprake për axhendën e takimeve të tij në Shqipëri, bëhet me dijeni se në orën 13:30 ai do ketë një takim kokë me kokë me homologun Meta, me të cilin do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh. Më pas të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp, gjatë së cilës mediat do të kenë mundësi të pyesin të dy autoritetet e larta.

Por gjithashtu bëhet me dijeni se ministri i Jashtëm sllovak do të zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri edhe takime me kreun e qeverisë Berisha si dhe me kryetaren e Kuvendit, Topalli.

Ndërsa në ditën e dytë të qendrimit në vendin tonë, Lajçak do të zhvillojë një takim edhe me kreun e shtetit, Bamir Topi, si dhe do të vizitojë ambasadën Sllovake në vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE