English

Njoftim nga Akademia Diplomatike Shqiptare

Ftoheni që të merrni pjesë në promovimin e librit "Zëri i Lirisë", të autorit Ruzhdi Jashari, i cili gjatë luftës ishte reporter i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes. Ky libër hedh dritë mbi një pjesë të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë faktorëve që kontribuan në fitoren e kësaj lufte të drejtë.

Promovimin e librit e organizon Akademia Diplomatike Shqiptare - Zyra Rajonale në Kosovë.

Promovimi mbahet më 22 janar 2010 (ditë e premte), në Grand Hotel Prishtina, duke filluar në orën 18.00.

Pjesëmarrës do të jenë: Prof. Dr. Lisen Bashkurti Ambasador, si dhe përfaqësues të Institucioneve të Republikës së Kosovës, shoqëri civile, etj.

Prishtinë, më 20 Janar 2010

Kryetari i ADSH-së - Kosovë, Abedin Selimaj

KOMENTE