Ambasada e Spanjës fton mediat e komunikimit të Hënën, 25 Janar ora 11:00, në Sallën Consortium të Hotel Tirana Internacional në aktin e prezantimit të Presidencës Spanjolle të Bashkimit Europian, organizuar me bashkëpunimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, si dhe asistencën e Këshillit Shqiptar për Marëdhënie me Jashtë dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri.
Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobbio, së bashku me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Helmut Lohan, do të prezantojë programin dhe prioritetet e Presidencës Spanjolle të Bashkimit Europian për këtë simestër të vitit 2010.
Në orën 19:00, do të mbahet Koncerti i Inagurimit të Presidencës Spanjolle të BE-së, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Orkestra InSequence nën drejtimin e Fatos Qerimaj, dhe në bashkëpunim me Akademinë e Arteve në Tiranë, do të interpretojë pjesë të kompozitorëve të mëdhenj europianë.
Mediat e komunikimit janë të ftuara të marrin pjesë në prezantimin e Presidencës spanjolle të BE-së, si dhe në koncert, i cili mund të ritransmetohet nga televizionet e interesuara.
Lutemi të konfirmoni asistencën në numrin e telefonit 042274961 apo në adresën elektronike emb.tirana@maec.es