Durrës, 21 janar, NOA - Prostituonte bashkëshorten e tij dhe një grua tjetër në mjediset e shtëpisë e për këtë vepër penale, është vënë në pranga nga forcat policore pasi është kapur në flagrancë.
Fjala është për 63-vjeçarin Mexhit Keputa, lindur në Mat dhe banues në Durrës, i cili u arrestua nën operacionin e koduar "Banesa 21".
Në momentin e ekzekutimit të vendimit penal, bëhet me dijeni se në banesën e tij janë kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion 55-vjeçarja me inicialet Xh.B., banuese në Shijak dhe 42-vjeçarja me inicialet L.K, e cila është e shoqja e tij.
Ndaj tyre ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit, ndërsa ndaj Mexhit Keputës rëndon vepra penale e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.
Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma prej 125.000 mijë lekësh të reja, 70 eurove, 11 dollarë, 20 paund, 132 prezervativë, 2 pako kontraceptivë oralë, një armë gjahu, 3 aparate celularë etj.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Keputa ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni bashkëshorten e tij dhe gruan me inicialet Xh.B., për një periudhë prej rreth një vit.
n.e/NOA