English

PS, Braçe: Përmbytjet, ndeshja dhe cinizmi i qeverisë

Tiranë, 21 janar NOA - "Prej dje, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ka mundësinë të verifikojë mungesën e një "shteti serioz" në Atdheun e tij. Prej dje, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, do të ketë përballë imazhin e "shtetit të dështuar" në Atdheun e tij.

Imazhi i një Shqipërie që funksionon si "sulltanat" kur shpenzon për një ndeshje futbolli mu në mes të krizës, për 4 orë 2.5 milionë euro, ose 625 mijë euro për orë, ose 10416 euro për minutë, u shtua dje me imazhin e një shteti karagjoz, që nuk funksionon në çdo gjë-pavarësisht rëndësisë së saj-nisur nga HC deri te Stadiumi Kombëtar."

Kështu e ka nisur sot deklaratën e tij deputeti i Partisë Scoaliste, Erjon Braçe duke shtuar se dje u la imazhin i një shteti të pa ndriçuar, kudo, dhe në mes të kryeqytetit e që ndriçohet nga yjet e Realit të Madridit, i një shteti të rrënuar, moralisht e administrativisht, ku militantët e Partisë në pushtet, të pa aftë e të korruptuar, janë kudo në vend të njerëzve të zotë e profesionistë i një shteti paramodern, ku militantizmi partiak, si kartë shpërblimi për lloj-lloj batakçiu e injoranti, po i merr frymën zhvillimit të strukturave, përshtatjes së tyre me novacionin e përditshëm evropian, e ku zhvillimi i munguar po na degdis shekuj drite pas e të turpëruar!

"Sot, duke mësuar reagimin e pjesës ligjzbatuese të shtetit, turpi bëhet edhe më i madh, shteti edhe më jo serioz, por ashtu siç është: pronë në duart e një Qeverie karagjoze që na qeveris!

Sot u mësua se për prishjen e ahengut të klientit të Qeverisë së Sali Berishës, u shkarkua një drejtor, u shoqëruan për tu pyetur mbi 12 nënpunës, ju nënshtruan hetimit policor po kaq nëpunës" tha më tej Braçe.

k.k/NOA

KOMENTE