Tiranë, 21 janar NOA - Policia e Tiranës sensibilizohet me banorët e dëmtuar nga përmbytjet në rrethinat e Shkodrës.
Punonjësit e policisë së kryeqytetit kanë kontribuuar për t'i ardhur në ndihmë banorëve të cilët u dëmtuan materialisht nga katastrofa e përmbytjeve.
Kështu kontributi i dhënë në ndihmë të qytetarëve nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë shkon në shumën e 650.000 lekësh, ndihmesë e cila do t'i shërbejë sado pak familjeve, për eliminimin e dëmeve të pësuara. "Punonjësve të Policisë së Tiranës, në këtë donacion, ju bashkuan edhe shumë organizatave, shoqata dhe biznese të ndryshme, me synim për t'ju ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. Fondi i dhuruar në ndihmë të tyre, do të shkrihen në fondin e posaçëm të Emergjencave Civile për Qarkun e Shkodrës" deklaroi sot zyrtarisht Policia e Tiranës.
k.k/NOA