Fushë Krujë, 21 Janar NOA - Shpërthimi i një bombole gazi i ka marrë jetën sot një 58-vjeçari në Fushë Krujë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktima është Ali Nuzi, 58 vjeç lindur e banues në Fushë Krujë. I ndjeri ishte duke salduar një depozitë kur në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer bombola e gazit duke i shkaktuar plagë të menjëhershme vdekjeprurëse.
Mësohet se në vendngjarje ka dëme materiale, kurse policia ka mbërritur për të kryer hetimet e rastit.
e.r/NOA Vijon...