Uashington, 22 Janar NOA - Një mësues 65 vjeçar i edukimit qytetar, i akuzuar për ngacmim seksual, u shkarkua nga shkolla private ku mësojnë dy vajzat e Obamës, Malia dhe Sasha.
"Friends Sidwell" është shkolla private më e njohur në Uashington në të cilën vajzat e presidentit amerikan ndjekin përkatësisht klasën e tretë e të gjashtë.
Autoritetet e shkollës, kanë deklaruar shkarkimin e mësuesit Robert A. Peterson, i akuzuar për ngacmim seksual.
Sipas policisë së zonës në Montgomery, 65-vjeçari i ftonte nxënësit në shtëpinë e tij dhe i demonstronte pamje pornografike, duke i ngacmuar me duart.
Avokati i tij, Barry Helfand, tha se tani për tani këto janë vetëm akuza dhe ne duhet të presin përfundimin e procesit gjyqësor.
Nuk ka asnjë informacion që në këtë skandal të jenë përfshirë vajzat e presidentit amerikan.
a.k/NOA