English

Tadiç: Mesiç po nxit luftë në Ballkan, do t'i drejtohem OKB-së

Beograd, 21 janar, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç e ka akuzuar presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç se po nxit luftë të re në Ballkan. Një deklaratë të tillë Tadiç e bëri dy ditë pasi Mesiç tha se do të ndërhynte ushtarakisht nëse serbët e Bosnjës do të tentonin të bënin lëvizje drejt ndarjes. Tadiç u shpreh se deklarata e Mesiçit paraqet kërcënim për sigurinë dhe nxitje për luftë. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke shtuar se për këtë çështje do të njoftojë edhe vetë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke ngritur problematikën si mjaft të mprehtë.

Komentet e presidentit Stipe Mesiç u bënë lidhur me kërcënimet aktuale të liderit serb të Bosnjës, Millan Dodik, për mbajtjen e referendumit për ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë Hercegovina.

n.e/NOA

KOMENTE