English

Topalli merr pjesë në homazhet për nder të përkthyesit, Pashko Gjeçi

homazhet e zhvilluara në nderim Pashko Gjeçit, përkthyesit të njohur, i cili u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Duke shprehur keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të Pashko Gjeçit, ajo e vlerësoi atë si gjeniun shqipërues që bëri të flasin shqip kryevepra të letërsisë botërore si "Komedinë Hyjnore" të Dante Aligierit, "Odisenë" e Homerit, "Faustin" e Gëtes, "Hamletin" e Shekspirit, poezitë e Leopardit, e për fat të keq si shpërblim mori në vitin '47 ndëshkimin më të madh, privimin e lirisë.

"Pashko Gjeçi ishte gjeniu i shqipërimit të kryeveprave botërore" tha Topalli.

"Ai përktheu mrekullitë e letërsisë botërore. Ishte një erudit nga ata që lindin një herë në 100 vjet dhe për gjeninë e tij u arrestua në '47-ën si armik.

U dergj në burgjet e diktaturës, porse ai kurrë nuk nxori një fjalë të keqe. Edhe pas daljes nga burgu, vazhdoi të përkthejë. Përktheu Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit, përktheu Homerin, përktheu "Faustin" e Gëtes, përktheu poezitë e Leopardit, përktheu Hamletin dhe ka përkthime të tjera të cilat ende nuk janë botuar. Pashko Gjeçi mbetet një erudit, një mësimdhënës i veçantë, i jashtëzakonshëm, i dashur, me një edukatë dhe një kulturë perëndimore unike, unike për kombin tonë. Sot unë i bëj homazh Pashko Gjeçit që do të mbetet një ndër figurat e papërsëritshme në kulturën tonë. Unë dhe të gjithë shqiptarët jemi shumë krenare, sepse ai na dhuroi në shqip mrekulli të letërsisë dhe të kulturës botërore" deklaroi më tej para mediave kryeparlamentarja. k.k/NOA

KOMENTE