English

Berisha: Jam i kënaqur me ministrat e LSI

Tiranë, 22 Janar - "Jam plotësisht i kënaqur me ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe shoh një përgjegjësi dhe kompetencë të plotë nga ana e këtyre ministrave në detyrën që i janë ngarkuar".

Ky ishte vlerësimi që bëri kryeministri Sali Berisha në një intervistë televizive që ka dhënë për Ntv, të cilën pas pak orësh e gjeni të zbardhur të plotë.

Berisha në vitin 2002, pas kontestimit të zgjedhjeve, në një intervistë i ishte referuar z. Meta duke e krahasuar me Mehmet Shehun, madje sipas tij, z. Meta mburrej me këtë.

Për këtë fakt, Berisha u përgjigj kështu: "Tani viti 2001 është shumë vite larg 2010-ës, po të marrim parasysh shpejtësinë e këtyre viteve, i bie të jetë 28 vite larg.

Sakaq, shefi i qeverisë ka folur edhe për bojkotin e opozitës. Ai ishte shprehur se në 5 mars opozita, në rast se nuk është në parlament, ka zëvendësim të mandateve.

Me ligj zëvendësimi i mandateve bëhet nga KQZ-ja. Berisha tha se ky zëvendësim mandatesh nuk përcaktohet në mënyrë absolute nga shumica, s'ka lidhje me shumicën. "Nuk përcaktohet kategorikisht nga KQZ-ja. Në këtë vend dhe në çdo vend të lirë nuk ka gjë më të mbrojtur se mandati".

Në rastin konkret, Berisha tha se kemi të bëjmë me një vendim të deputetëve socialistë për të mos ushtruar, sipas përcaktimeve kushtetuese të vendit, detyrën e tyre dhe shtoi: "Të dy klauzolat e Kushtetutës që imponohen në datën 4 mars, janë që të dyja vullnet vetëm i deputetit dhe askujt tjetër, as i shumicës, as i gjykatës, as i KQZ-së, as i parlamentit".

Vijon me intervistën e plotë

KOMENTE